Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha që synimi i saj është që konferenca e parë ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-në të mbahet brenda këtij viti.
“Ne kemi punuar fort për çeljen e kësaj konference të parë qeveritare dhe ritheksoj se ju i keni bërë detyrat tuaja. Ne do të bëjmë gjithçka që të kërcejmë ato vështirësi e pengesa. Shpresoj që ne të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare para fundit të 2021. Ky është synimi im.”- deklaroi zonja Von Der Leyen.
Gjatë fjalës së saj, ajo bëri me dije gjithashtu se Bashkimi Europian do të investojë këtë vit në Shqipëri 600 milionë euro.
“Kemi vënë në tryezë 9 milionë euro. Ju jeni ata që bëni propozime për projekte në mënyrë që ne të arrijmë dhe të sjellim më shumë se 20 milionë të tjera investime. Tanimë kemi investuar 500 milionë euro, e kam kënaqësinë të them se do të investojmë edhe 600 të tjera. Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të krijuar vende pune dhe për të lidhur rajonin.” – tha ajo.