Qeveria e Kosovës ka vendosur të shpërndajë nga 1500 euro për familjet që kanë humbur një familjar për shkak të Covid-19.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga ministri i Financave, Hekuran Murati. Dokumentet e nevojshme për aplikimin elektronik janë: certifikata e regjistrit civil përmes së cilës vërtetohet lidhja familjare e aplikuesit me të vdekurin dhe kopja/fotografia e faqes së pasme të letërnjoftimit të aplikuesit.
Pas datës 1 Tetor 2021, ata që humbin familjarin nga infektimi me COVID-19 mund të përfitojnë mbështetje me 1500 euro vetëm nëse familjari i vdekur ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19.