Ka ndërruar jetë 21-vjeçari Aldi Rama, i cili ishte autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit të policisë, Saimir Hoxha, ditën e djeshme në Lezhë.
Ai u soll ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës pasi sipas policisë, u vetëplagos me plumb në kokë gjatë aksionit për kapjen e tij.
Si ndodhi ngjarja e rëndë
Oficeri i policisë, Saimir Hoxha ndodhej në zonën e Ishull Lezhës bashkë me dy kolegë në një operacion për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.
Ai shoqërohej nga shefii i krimeve Leonard Palushi dhe specialisti i zonës Petrit Doda dhe të tre janë nisur drejt lagunës së Kune Vainit pasi ishin njoftuar për një parcelë me kanabis. Tre zyrtaret e policisë udhëtonin me një automjet Land Rover që drejtohej nga Palushi. Pas asgjësimit të parcelës më kanabis ata janë nisur të kthehen por në rrugën e kthimit kanë pikasur një mjet të ndaluar.
Pasi kanë zbritur nga mjeti ata kanë kontrolluar drejtuesit e makinës së ndaluar dhe dy bashkëudhëtarët e tij. drejtuesi i makinës, Armando Marku dhe pasagjeri Kristian Sheri nuk kanë bërë rezistencë e ndërsa shefi i krimeve Palushi e kolegu Doda po kryenin verifikimet e të rinjve, nënkomisari Hoxha i është drejtuar 21-vjeçari Aldi Rama duke i kërkuar dokumentet e identifikimit.
I riu i ka thënë ‘S’jam për t’u kontrolluar unë’e pas kësaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me dy plumba efektivin duke i shkaktuar vdekjen.
Më pas ka kërcyer në timonin e makinës dhe është larguar me shpejtësi. Dy kolegët e Hoxhës, kanë qëlluar me armët e shërbimit mbi 15 herë në drejtim të makinës me të cilën është larguar 21-vjeçari Rama duke i shpuar gomën.
Ai ka udhëtuar rreth 1 kilometër me gomë të shpuar e më pas ka braktisur mjetin duke u futur në kënetën që ndodhet në zonë duke qëndruar aty për rreth katër orë derisa sipas policisë është vetëqëlluar me plumb në kokë.
Dy shokët e viktimës, Kristian Shehri dhe Armando Marku janë shprehur se nuk kishin dijeni për armën dhe se janë ftuar nga Rama për të konsumuar hashash në makinë.
“Bëmë postbllok pasi kishim informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrrin. Saimir Hoxha, unë dhe 2 policë i dolëm para makinës së Aldi Ramës. Rama nuk ndaloi dhe qëlloi, vrau Hoxhën, ne të tjerët përfunduam në kanal.” – ka thënë gjatë dëshmirë kolegu i nënkomisarit të policisë, Leonard Palushi, shef i krimeve në Lezhë.
Gjatë operaconit morën pjesë forca të shumta policie, helikopterë e dronë nga ajri si dhe qentë zbulues. Pas disa orësh kërkimi, policia e rrethoi të riun i cili sipas kësaj të fundit nuk i shtë përgjigjur thirrje për t’u dorëzuar por është vetëqëlluar me një plumb në kokë.
21-vjeçarit iu dha ndihma e parë në spitalin e Lezhës më pas u përcoll në spitalin e Traumës ku ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Sipas një vendimi të Gjykatës së Lezhës në vitin 2018, Aldi Rama akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij dhe e ka detyruar të konsumojë hashash dhe më pas e ka dhunuar.