Vendosni fjalën kyçe....

“Mund të kishte një formë tjetër” – Musk tallet me raketën ne Bezos me pamje si të organit gjenital mashkullor


Shefi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, u tall me formën e raketës, që çoi themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, në skaj të hapësirës. Ai gjithashtu hodhi poshtë ankesën që kompania e Bezos i bëri një rregullatori.

Në një konferencë të martën, gazetarja Kara Swisher e pyeti Musk për ankesat lidhur me planet konkurruese të internetit të bazuara në satelit që ‘Blue Origin’ e Bezos paraqiti në Komisionin Federal të Komunikimeve (FCC) kundër SpaceX.

“Unë mendoj se ai duhet të japë më shumë energji për të arritur në orbitë sesa paditë,” u përgjigj Musk, duke tërhequr shumë qeshje nga auditori.

Amazon dhe filiali i tij me brez të gjerë satelitor, Kuiper Systems, argumentojnë se SpaceX theu rregullat e FCC duke propozuar dy konfigurime të veçanta për gati 30,000 satelitë të sistemit të tij të gjeneratës së dytë Starlink. Në gusht, Blue Origin paditi NASA -n pasi humbi një kontratë qeveritare për të vendosur astronautët në Hënë kundrejt SpaceX.

Intervistuesi vuri në dukje se biznesmenët ‘tallen me raketat e njëri –tjetrit’, me sa duket duke nënkuptuar formën falike të raketës ‘Neë Shepard’ të Bezos, fluturimi i suksesshëm i të cilës këtë vit lëshoi ​​një valë talljesh e memesh në internet.

“Unë mendoj se…dua të them se raketa mund të kishte një formë tjetër,” u përgjigj Musk, duke shkaktuar të qeshura.