Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Brenda tre javësh të thërrasim në seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës për rritjen e çmimit të bukës


Nënkryetarja e PD-së Tabaku ka thënë se brenda tre javësh do kërkohet në seancë dëgjimore Autoriteti i Konkurrencës lidhur me rritjen e çmimit të bukës.

Ajo tha se deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm ndaj atyre që i kanë votuar e për këtë arsye do kërkojnë informacion lidhur me këtë çështje.

“Të thërrasim në seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës. Rritja e çmimit të bukës dhe miellit brenda 1 dite, marrja e një iniciative për hetim në treg pa dalë me konkluzion ng Autoriteti, dhe situata e krijuar na detyron ne si Komision të jemi të përgjegjshëm, pë rata që na kanë votuar, të na prezantojnë çfarë ka ndodhur, situatën, pse është rritur çmimi. Besoj që janë të gjithë të ndërgjegjshëm që kjo është një situatë që nuk varret nga situatë e jashtme, brenda 3 javëve të thërrasim Autoritetin e Konkurrencës, të hetojmë, dhe të ketë sugjerime, nga operatorët, besoj që deputetët e këtij komisioni kanë nevojë për transparencë.” – tha Tabaku.