Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Veri të Kosovës/ Von Der Leyen mesazhe për dialog: Mënyra më e mirë për ta zgjidhur


Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen ka komentuar nga Prishtina situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.

Zonja Von Der Leyen tha se dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktin dhe duhet të shkohet drejt miqësisë, bashkëpunimit e pajtimit.

“Së pari, çështjet që po i shohim aktualisht në kufi. Më reflektoni të flasim rreth kësaj fillimisht. Ndërkohë që ne jemi këtu, në Bruksel po zhvillohet takimi mes negociatorëve. Negociatorët shpresoj që kanë mandat të fuqishëm për të negociuar. Jam thellësisht e bindur që duhet të shtensionohet situata dhe të vazhdohet me dialog. Unë vij nga një vend dhe nga BE-ja që e di se çfarë nënkupton kjo.

Vij nga një vend që është përgjegjëse për Holokaustin dhe që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore. Ne kemi filluar me tregtinë, çelikun, thëngjillin në BE.

Kjo na ka sjellë në një process që përkundër gjithë vështirësive të kaluara, që duhet të kujtohen, pasi janë shenja paralajmëruese, por edhe i respektojmë jetët e atyre që janë humbur. Vështrimin nga e ardhmja, në një mënyrë që nga miqësia e bashkëpunimi të kalojmë tek vështirësia. Duhet pajtim. Pse po e adresoj?

Këto janë çështje të kohës që duhet të investohet shumë, e di që ka padurim për të ecur përpara, e respektoj shumë, është shenjë e mrekullueshme. Ta marrim padurimin dhe ta çojmë në konstrukt të punës për të ardhmen. Është me rëndësi që të kemi ëndrra. Në jetën time politike gjithmonë kam pasur ëndrra. Përvoja ime është që, nëse bëni ndryshim në mënyrë efektive ecni përpara.”- deklaroi presidentja e KE-së.

Ajo foli më tej edhe për ekonominë, duke theksuar planin për krijimin e vendeve të reja të punës që do të paguhen mirë.

“Ju vetë më keni thënë që Kosova është vend i sipërmarrësve dhe popull me shpirt sipërmarrës, kështu që do të duhet të përfitohet këtu me krijimin e vendeve të punës që paguhen mirë. Me këtë ka të bëjë plani për zhvillimin ekonomik.”– tha Ursula Von Der Leyen.

Ajo shtoi se dëshiron një të ardhme ku Kosova dhe i gjithë Ballkani do të jetë pjesë e BE-së.