Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nis mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD-së (Dokumenti)


Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Tashmë anëtarëve u është shpërndarë një formular, që ka nisur të plotësohet prej tyre, duke kërkuar:

-Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themerole e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.

-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD

-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Mbledhja e 1500 firmave do të çonte në mbledhjen e Kuvendit, që sikurse shihet përmes formularit synon miratim në ndryshim statutore dhe vendimarrje po sipas këtyre ndryshimeve.

Berisha ka kontestuar përjashtimin e tij nga grupi kuvendor demokrat, duke e cilësuar këtë vendim në kundërshtim me statutin e partisë. Basha më herët ka qendruar i vendosur në vendimmarrjen e tij, ai shpesh ka theksuar se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të diskutuar vendimet e SHBA.