Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra mira sllovenë protestë kundër pasaportës së vaksinimit, shajnë e pështyjnë gazetarët: Turp për lajmet që bëni, të shitur


 

Gazi lotsjellës dhe makinat ujëhedhëse u përdorën nga policia në kryeqytetin e Sllovenisë, Ljubljana pasi mijëra demonstrues të zemëruar për pasaportat e vaksinave u përpoqën të bllokonin një autostradë kryesore dhe u akuzuan për sulm ndaj mediave.

Qeveria sllovene i bëri pasaportat e vaksinave Covid-19 të detyrueshme për pothuajse të gjitha dyqanet, shërbimet dhe vendet e punës në mes të shtatorit, pasi kombi u përball me një nga goditjet më të këqija të koronavirusit për frymë në Evropë. Masat kanë zemëruar shumë njerëz dhe të mërkurën u pa protesta e tretë e madhe kundër kufizimeve.

Një turmë e madhe u mblodh në Sheshin e Republikës jashtë parlamentit në Lubjanë për të kërkuar heqjen e pasaportës së vaksinimit si dhe dorëheqjen e qeverisë. Policia vlerësoi pjesëmarrjen në tubimin e paligjshëm në rreth 10,000 persona, ndërsa organizatorët këmbëngulën se numri ishte 10 herë më i lartë.

Policia përdori makinat ujëhedhëse e gazin lotsjellës për t’i bërë qytetarët të shpërndaheshin.

Protestuesit u zemëruan gjithashtu me disa media lokale për mënyrën se si i kishin trajtuar lajmet gjatë pandemisë duke i fyer e duke i akuzuar se kishin mbajtur anën e qeverisë dhe se kishin përkrahur masat e saj.

Ekipet nga transmetuesit Kanal A dhe POP TV thanë se ata u sulmuan ndërsa mbulonin ngjarjen, me njerëz që u hidhnin objekte gazetarëve dhe i pështynin ata teksa u thonin ‘Turp’. Një agjent sigurie që shoqëronte gazetyarët u plagos lehtë, sipas Agjencisë Sllovene të Shtypit (STA).