Vendosni fjalën kyçe....

Po falsifikonin kartelat e të burgosurit me qëllim për ta liruar, detaje nga arrestimi i dy punonjësve të burgut të Peqinit (Emri)


Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka arrestuar zyrtarët Gani Shehi dhe Lulzim Kaziu të burgut të Peqinit pasi ata në bashkëpunim me njëri tjetrin po përgatitënin terrenin ligjor për të bërë të mundur lirim e të burgosurit Lorenc Hajro.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan bazuar në materialin referues të Drejtorisë së  Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, ka regjistruar Procedimin Penal Nr.1642 të vitit 2021 për veprën penale  “Shpërdorim i Detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë:

Sot në datë 30.09.2021, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Burgje në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka bërë ndalimin e shtetasve;

1-Gani Ali Shehu, i datëlindjes 04.04.1987, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Peqin.

2- Lulzim Fadil Kaziu, i datëlindjes 19.08.2057, lindur e banues në Peqin me detyrë kartelist në sektorin ligjor në IEVP Peqin.

Ndaj këtyre shtetasve Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan bazuar në materialin referues të Drejtorisë së  Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, ka rregjistruar Procedimin Penal Nr.1642 të vitit 2021 për veprën penale  “Shpërdorim i Detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal.

Shtetasit e ndaluar, në bashkëpunim me njëri tjetrin me veprime aktive konkrete kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodi Penal, duke sjellë për pasojë përfitime të paligjshme për të dënuarit L.H, në lidhje me uljen e dënimit dhe duke administruar në dosjen penale të tij, kartela punësimi të fallsifikuara.

Shërbimi i Kontrollit të Brëndshëm në Burgje, mbetet i përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit në sistemin e burgjeve, si dhe goditjen e çdo rasti paligjshmërie.