Ish-kryeministri Sali Berisha, nga “foltorja” e Shkodrës kritikoi pas 8 vitesh aksionet e ndërmarra nga opozita.
Sipas tij opozita në këto 8 vite ka kaluar nga dështimi në dështim dhe nuk ka qenë e zonja të fitojë asnjë nismë që ka ndërmarë.
“Opozita këto tetë vite kaloi nga dështimi në dështim. Ajo nuk qe e zonja të fitojë në asnjë nismë përveç ligjit të dekriminalizimit. Më thoni nga cila marrëveshje me Edi Ramën ka fituar PD-ja këto vite? Të gjitha i ka fituar Edi Rama,”-deklaroi Berisha.