Vendosni fjalën kyçe....

Pritja në 30 vjetorin e hapjes së Ambasadës amerikane, Basha i pranishëm, mungon Presidenti (Video)


Ditën e sotme Ambasada Amerikane organizoi pritjen në 30 vjetorin e hapjes së saj në vitin 1991.

Ajo që vihet re në pamjet e shpërndara nga vetë ambasada është mungesa e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Në pritje nuk mungoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe disa nga deputetët e kësaj partie. Gjithashtu nuk munguan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka apo edhe Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi.

Sot, festojmë një ditë historike! Ambasada e SHBA në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si I Ngarkuar me Punë i përkohshëm dhe i ndjekur nga Ambasadori i SHBA Uilliam Rajerson. 30 vjet më pas, Ambasadorja Yuri Kim hapi rezidencën e saj për Ministra të Jashtëm, Ambasadorë, udhëheqës të rinj, partner të shoqërisë civile, dhe shumë të tjerë që kanë luajtur një rol thelbësor në ndërtimin e marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë përgjatë viteve, për të festuar këtë çast të rëndësishëm të rivendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Ajo shpalli gjithashtu se rezidenca e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri do të quhet “Shtëpia Ryerson”. Shihni këtë video me disa nga çastet më të bukura nga pritja! Dhe urime për 30 vitet e ardhshme dhe shumë të tjerë!”-thuhet në postimin e Ambasadës.

Kujtojmë se gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit mes Ambasada dhe Presidenti Ilir Meta patën një përplasje dhe duket se krisjet mes tyre edhe në vija institucionale që reflektohet edhe në pritje dhe organizime.