Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës: U lirua një korsi për kalimin e KFOR-it


Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoeviç ka folur në lidhje me situatën e krijuar në Veri pas vendosjes së reciprocitetit për targat me Serbinë.

Radjoeviç deklaroi se në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, sot ka filluar lirimi i korsive të rrugës në mënyrë që të kalojë KFOR-i.

“Ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin.”- ka deklaruar Radojeviç.

Ai thekson se pas një veprimi të tillë, njësia speciale e Policisë së Kosovës duhet që të fillojë tërheqjen.

“Ju mund të shihni vetë një numër të madh të ushtarëve të KFOR-it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen dhe pa asnjë problem.”- ka thënë Radojeviç për Kosovo Online.