Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim për mashtrim dhe pastrim parash, arrestohet 33-vjeçari në Kavajë me qëllim ekstradimi


Një 33-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Kavajë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

I riu me inicialet A. F., akuzohet për veprat penale ‘Mashtrimi’ i kryer në bashkëpunim, ‘Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin’ dhe ‘Pastrimi i parave’.

Ai u arrestua falë bashkëpunimit mes Policisë së Kavajës dhe Policisë së Durrësit si dhe shkëmbimit në kohë reale mes Interpol Tirana, Fast Kosova dhe Fast Albania.

“Shërbimet e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës, pas ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve bënë kapjen në Plazhin e Durrësit dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit:
A. F., 33 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamneti Special), ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprat penale ‘Mashtrimi’ i kryer në bashkëpunim, ‘Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin’ dhe ‘Pastrimi i parave’, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës.
Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.”– thuhet në njoftimin e Policisë.