Vendosni fjalën kyçe....

“Unë e dua Shqipërinë!” – ambasadorja Yuri Kim shijon koncertin për Fitnete Rexhën


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e ka kaluar mbrëmjen e së Premtes duke shijuar koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore, Fitnete Rexha.

Koncerti u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Zonja Kim ka publikuar disa foto nga koncerti, ku shihet me këngëtarin Bujar Qamili dhe Valbona Memën.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!”- shkruan ambasadorja Kim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)