Një burrë i veshur si ninxha ka kryer një sulm ndaj trupave të Forcave Speciale të SHBA në një aeroport në veri të Los Anxhelosit, duke goditur njërin prej ushtarëve me shpatë dhe duke i hedhur një shkëmb tjetrit para se të ikte.
35-vjeçari i identifikuar si Gino Rivera, u shfaq në aeroportin Inyokern, i cili ndodhet në Shkretëtirën Mojave, rreth 100 kilometra në veri të Los Anxhelosit, në Kaliforni.
Ngjarja ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit të 18 shtatorit, por lajmi u zbulua vetëm të Premten zyra e Sherifit të Qarkut Kern.
“Më 18/9/21 në 1:10 të mëngjesit, oficerët e Nënstacionit Ridgecrest iu përgjigjën thirrjes së Aeroportit Inyokern për një sulm me një armë vdekjeprurëse. Oficerët zbuluan se i dyshuari kishte sulmuar një viktimë me shpatë dhe kishte hedhur një gur nga dritarja e një hangari, duke goditur një viktimë shtesë në kokë.”- tha zyra e sherifit.
(1/4) On 9/18/21 at 1:10 AM, Ridgecrest Substation deputies responded to Inyokern Airport for an assault with a deadly weapon. Deputies discovered the suspect had assaulted a victim with a sword and thrown a rock through a hangar window, hitting an additional victim in the head. pic.twitter.com/CwqJlKpFx6
— Kern County Sheriff’s Office (@KernCoSheriff) October 1, 2021
Për fat të mirë, rreshteri dhe kapiteni i stafit që kishin mbetur të lënduar, ishin në gjendje të ktheheshin në detyrë menjëherë pas sulmit. Ata kishin pësuar vetëm lëndime të lehta, megjithëse të dyja kërkonin qepje.
Të dy ushtarët i përkasin Regjimentit të 160 -të të Aviacionit të Operacioneve Speciale (SOAR) – i quajtur “Stalkers Night” për shkak të “aftësisë së tyre në operacionet e natës”.
Gino Rivera, i cili u arrestua pasi u arratis nga aeroporti, tani përballet me një mori akuzash, duke përfshirë: tentativën për vrasje, sulmin me armë vdekjeprurëse, goditjen me armë, tundjen e një arme me qëllim të rezistimit ose parandalimit të një arrestimi, vandalizmin dhe pengimin e një oficeri të paqes në kryerjen e detyrave të tij. Motivi i të riut për kryerjen e këtij sulmi mbetet një mister.
(2/4) The Ridgecrest Police Department also responded to the scene and located the suspect on Inyokern Road. The suspect, identified as Gino Rivera (35), refused to follow commands and brandished the sword at deputies. Non-lethal rounds were deployed but were ineffective. pic.twitter.com/xLCyPNkZrN
— Kern County Sheriff’s Office (@KernCoSheriff) October 1, 2021