Vendosni fjalën kyçe....

Protesta masive në çdo shtet të SHBA-ve në mbështetje të të drejtave të abortit


Mijëra njerëz kanë dalë në protesta në të 50 shtetet amerikane në mbështetje të të drejtave të abortit.

Aktivistë dhe qytetarë janë organizuar për të kundërshtuar një ligj të ri në Teksas, që kufizon ashpër abortet në shtet.

Përkrahësit pro abortit në të gjithë vendin kanë frikë se të drejtat kushtetuese mund të anulohen me këtë ligj.

Në muajt e ardhshëm, Gjykata Supreme do të vendosë për një çështje që mund të përmbysë Roe v Ëade – vendimin e vitit 1973 që legalizoi abortin në të gjithë vendin.

Në Uashington demonstruesit marshuan drejt ndërtesës së Gjykatës Supreme. Megjithatë fillimi i tubimit u ndërpre nga një grup kundër-demonstruesish të cilët kundërshtonin protestën dhe bërtistin kundër abortit. “Gjaku i foshnjave të pafajshme është në duart tuaja.”- dëgjohej një burrë, citon BBC.

Një grua që mori pjesë në marshimet pro abortit, tha se ishte atje për të mbështetur të drejtën e gruas për të zgjedhur.

“Shumë prej nesh u rritën me idenë se aborti do të ishte i ligjshëm dhe i arritshëm për të gjithë ne.”- u shpreh ajo. “Të shohësh këtë gjë të vihet në rrezik real ka qenë një moment zgjimi për ne.”