Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Librazhd- Qafë Thanë, plagosen shoferi 33-vjeçar dhe 3 pasagjerët sirianë


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Mësohet se një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin e mjetit tip “BMW” të cilin po drejtonte. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas sirianë të cilët ishin pasagjerë.

Për fat të mirë asnjëri nga të plagosurit nuk ka marrë lëndime fatale. Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.10.2021, rreth orës 10:10, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në rrugen e re akoma të papërfunduar,  shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip ‘BMË’, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë si dhe janë dëmtuar lehtë tre shtetas të huaj sirianë të cilët ishin pasagjer në këtë automjet. Të dëmtuarit ndodhen në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.”- bëhet me dije në njodtimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.