Ka shkuar në dy numri i viktimave nga plumbat e shtëna në Elbasan këtë pasdite.
Ngjarja e cila ndodhi në një karburant i mori jetën Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit.
Pas vrasjes një makinë është gjetur në fshatin Balldre e cila dyshohet se i përket atentatorëve.
Lulzim Bitri mbeti i vrarë në vend ndërsa Çollaku ndërroi jetë për në spital.
Çollaku rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal, ndërsa është arrestuar si i kërkuar për prostitucion dhe i dënuar me 23 vjet në Itali.
Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit. Një ditë para arrestimit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e ka dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian.
Ndërkohë, Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.
Ndërsa Lulzim Bitri 3 vite më parë ishte përfshirë në një përplasje me armë në Maqedoninë e Veriut.
Përleshja e armatosur ka ndodhur mes dy grupeve kriminale e si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Naip Rexhepi.
Nga shkëmbimi i zjarrit dy të tjerë u plagosën mbrëmjen e të enjtes në Reçicë të Vogël, shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.
40-vjeçarin u akuza për vrasje e kryer në bashkëpunim. Ndaj Lulzim Bitrit, i cili në atë kohë u la në paraburgim për 30 ditë për efekt hetimesh dhe akuzohej për mbajtjen e armëve të zjarrin dhe mjeteve shpërthyese./ Hashtag.al