Facebook ka kërkuar ndjesë për ndërprerjen e funksionimit të aplikacioneve në pronësi të tij dhe ndërveprimet shoqërore të miliona përdoruesve pas bllokimit për më shumë se gjashtë orë, ndërsa fajësoi një gabim inxhinierik për ‘apokalipsin’ në internet.
Facebook ka pohuar se një problem në rutera goditi shërbimet e tij, duke i çuar operacionet në faqen e tij, si dhe atë të Instagram dhe WhatsApp në pronësi të Facebook, në një bllokim prej gjashtë orësh.
“Ekipet tona inxhinierike kanë mësuar se ndryshimet e konfigurimit në ruterat bazë që koordinojnë trafikun e rrjetit midis qendrave tona të të dhënave shkaktuan probleme që ndërprenë këtë komunikim,” tha kompania në një postim.
Ndërsa Facebook nuk hodhi shumë dritë mbi këtë çështje, një përdorues i Reddit i cili pretendoi se punonte për kompaninë tha se ndryshimi i konfigurimit i pengoi ekspertët e IT të Facebook për të korrigjuar problemi.
Punonjësi i supozuar i Facebook shtoi se ndërsa u aktivizua një plan ‘urgjent’ për të fituar qasje fizike te ruterat, i gjithë operacioni paraqiti një sfidë logjistike për shkak të masave të marra për shkak të pandemisë.
Gjiganti i mediave sociale siguroi përdoruesit se nuk kishte asnjë të dhënë që të dhënat e përdoruesve ishin komprometuar në kohën që shërbimet e tij ishin jashtë rrjetit, duke vënë në dukje se ‘po punonte në mënyrë aktive për t’i kthyer plotësisht ato në funksinim të plotë’.
Facebook nuk ishte i vetmi i prekur nga problemi. Ndërprerjet u raportuan në një sërë faqesh, duke përfshirë Twitter, Reddit, Bank of America, Southwest Airlines, LinkedIn, Snapchat dhe kompani të tjera të mëdha. Ajo që i ngjante një efekti domino nxiti disa përdorues të internetit të sugjeronin se një sulm kibernetik apo një operacion sekret, mund të ketë qenë pas problemit.