Në disa media ka qarkulluar lajmi se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.
Kjo çështje u përmend edhe në seancën e sotme dëgjimore, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Deputeti demokrat Luan Baçi e pyeti ministrin Çuçi, nëse është e vërtetë se është shkarkuar Ardi Veliu apo jo.
“Përfitoj nga rasti që jemi me Ministrin e Brendshëm ta pyes për një lajm që po qarkullon në media mbi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Ardi Veliu. Megjiothëse nga kryeministri ajo punë, a është i vërtetë lajmi apo jo?”- pyeti Baçi.
Por ministri Çuçi nuk dha një përgjigje për këtë pyetje, duke thënë vetëm: “Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili.”