Vendosni fjalën kyçe....

Atentat në mes të Torinos, 48-vjeçari shqiptar dërgohet në spital në gjendje të rëndë


Një atentat ka ndodhur këtë të martë në Torino, ku objektiv ka qenë një 48-vjeçar shqiptar.

Sipas medieve lokale, të shtënat me armë janë regjistruar rreth orës 11.30 të paradites së sotme në zonën e Via Saorgio në rrugën Venezia. Një burrë i paidentifikuar qëlloi tre herë drejt një makine “Fiat Panda” dhe iku në këmbë drejt Corso Grosseto. Dy prej plumbave e arritën 48-vjeçarin, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin Molinette nga Kryqi i Gjelbër i Villastellone.

Identiteti i të plagosurit nuk është bërë i ditur, por thuhet se është një shtetas shqiptar, 48-vjeç me banim në Chieri.

Vëllai i personit të plagosur që ishte me të në makinë, ishte dëshmitar i tentativës për vrasje. Për hetuesit, ai është dëshmitari kryesor i asaj që ndodhi.