Janë rikthyer protestat për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë.
Këtë herë janë ngritur në protestë banorët e rrugës Josif Pashko të cilët preken nga vijimi i Unazës së Madhe.
Punimet janë ndërprerë teksa banorët shprehen kundër prishjes së shtëpive të tyre.
Banorët kanë bllokuar edhe aksin kryesor me kazanët e plehrave duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.