Ambasadori i Britanisë në Tiranë, King Smith në një takim me Kryeministrin Rama.
Ambasada ka zbuluar temat e diskutimit mes diplomatit dhe kryeministrit.
Nga mbështetja për reformat në Shqipëri dhe deri te bashkëpunimi në inovacion, arsim, kulturë apo ekonomi ishin disa nga temat e diskutimit.
Gjithashtu, Ambasadori falënderoi Ramën për zemërgjerësinë e shqiptarëve për mirëpritjen e afganëve në Shqipëri.
“U angazhuam për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë si dhe të vazhdojmë punën e përbashkët në lidhje me mundësitë dypalëshe dhe sfidat globale. Do të mirëpresim Kryeministrin Rama në Glasgoë në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike #COP26 në Nëntor – veprimi i përbashkët për klimën është vendimtar për prosperitetin dhe suksesin e të gjitha vendeve, përfshirë Shqipërinë.
Gjithashtu falënderova Kryeministrin për zemërgjerësinë e popullit shqiptar për kontributin në ndërhyrjen ndërkombëtare në krizën në Afganistan duke pritur qytetarët afganë në rrezik në Shqipëri.” – Ambasadori King-Smith.
Ambasadori Alastair King-Smith u takua sot me Kryeministrin Edi Rama ku u diskutuan mënyrat se si Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria mund zgjerojnë partneritetin në sektorët me përparësi:
Mbështetja për reformat demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimin për sigurinë;
Rritja dhe prosperiteti përmes ekonomisë së gjelbër;
Inovacioni dhe teknologjia, për të forcuar ekosistemin e larmishëm digjital në Shqipëri.
Arsimi, rinia dhe kultura
Ambasadori King-Smith vlerësoi rolin shumë më të fortë që po luan Shqipëria në skenën ndërkombëtare dhe rajonale, si një partner thelbësor për Mbretërinë e Bashkuar, në NATO, në institucionet evropiane dhe së shpejti si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”-thuhet në njoftimin e ambasadës.