Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen në nisje të samitit: Ballkani e ka vendin në BE, ndajmë të njëjtat vlera e histori


Presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen, tha në hyrje të nisjes së samitit mes BE-së e Ballkanit Perëndimor se Brukseli kërkon të dërgojë një mesazh të qartë se vendet e Ballkanit i takojnë BE-së.

Zyrtarja euopiane theksoi se BE-ja e Ballkani Perëndimor ndajnë të njëjtën histori e vlera.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera. Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta.” – tha Von der Leyen.