Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Mosliberalizim i vizave për Kosovën padrejtësi e madhe. Pa u integruar Ballkani, BE-ja s’bëhet dot Europë


Kryeministri i Kosovës ka thënë sot se mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një padrejtësi e madhe që u është bërë atyre.

Ai e bëri deklaratën në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni duke shtuar se shpreson që samiti të vijojë zgjerimin në mënyrë që BE-ja të bëhet më në fund Europë.

“Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë. Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi. BE duhet të vazhdojë zgjerimin për t’u bërë Europë dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë ato që mungojnë që BE-ja të bëhet Europë. Ne jemi në Europë, por BE-ja duhet të bëhet Europë. Avokoj për më pak frikë nga ana e BE-së dhe për më pak zemërim nga ana e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.” – tha Kurti.