Temë diskutimi në samitin Ballkani Perëndimor-BE, të mbajtur sot në Slloveni, ka qenë edhe Kriza Energjetike që ka prekur botën.
Lidhur me këtë është përgjigjur para gazetarëve presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.
Ajo bëri me dije se brenda javës do të ketë një deklaratë zyrtare lidhur me planin për të përballuar këtë krizë.
“Sa i përket rritjes së çmimit të energjisë, është e qartë që 90% e gazit është e importuar. Kemi detyra për të përmbushur, do të kemi një deklaratë ditët në vijim lidhur me këtë çështje. Do të shohim edhe veprimin tonë në planin afatgjatë”- tha Von Der Leyen.