Vendosni fjalën kyçe....

Deputetja e PD-së: Mësuesit në Belsh nesër dalin në protestë, nga shtatori do iu mbahen 70 mijë lekë nga paga


Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji, ka paralajmëruar se mësuesit në Belsh do të dalin nesër në protestë.

Kjo për shkak se sipas saj, duke nisur nga muaji shtator atyre do t’iu mbahen 70 mijë lekë nga paga me arsyetimin se nuk ka fonde mjaftueshëm.

“Ironike apo jo? Ndërkohë që në Arsim flitet për rritje pagash, qeveria nuk ka fonde të paguaj as ato aktualet‼
Prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo:

– Nga muaji shtator do t’iu mbahen 70 mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për t’u paguar siç duhet‼
– Kjo ZVAP ka pa likuiduar 3 muaj paratë e transportit për çdo mësues‼️

Ditën e nesërme, mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejtën e tyre të pagës.
Do të protestojnë për dinjitetin e tyre.

Për këtë do të dorëzojnë dhe një kërkesë pranë kësaj zyre arsimore me qëllim sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike.
Deri në pritje të përgjigjes, për ti vlerësuar denjësisht mësuesit, jo vetëm nëpër rrjete sociale!
Qeveria që duam!”– shkruan deputetja e qarkut të Elbasanit.