Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për kultivim kanabisi.
Në operacionin e koduar ‘Aroma’, janë ndaluar 28-vjeçari A.A. e 54-vjeçari Xh.I. të cilët akuzohen se kishin përshtatur banesës për kultivim kanabisi si dhe një 50-vjeçar i cili ruante mjedisin e jashtëm të banesës.
Gjatë kontrollit në banesën në fjalë janë kapur 27 kilogramë kanabis, një pistoletë, municion luftarak, aparatura për tharjen e prodhimin e kanabisit si dhe doza droge e dyshuar kokainë.