Një apartament i marrë më qira në Tiranë ishte përshtatur për prodhimine kanabisit, i njohur rëndom me termin ‘shtëpi bari’, të përhapura në masë në Angli e vende të tjera europiane.
Apartamenti në zonën e Astirit ishte marrë me qira nga trafikantët që janë zbuluar gjatë aksionit të policisë, shkruan Euronews.
Në pranga ra edhe një 50 vjeçar i cili ishte punësuar për ruajtjen e këtij ambienti. Gjatë operacionit janë arrestuar tre persona, dy trafikantët si dhe një tjetër që ishte punësuar për të mbikëqyrur nga jashtë lëvizjet e ndryshme të policisë.