Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Veprat madhore që do bëjmë mandatin e tretë, porte, aeroporte, hidrocentrale e hekurudha


Kryeministri Rama ka premtuar mbrëmjen e sotme se gjatë mandatit të tretë do kryhen një sërë veprash madhore.

Kreu i qeverisë premtoi gjashtë porte, dy aeroporte, një hidrocentral e një TEC, dy parqe fotovoltaike, dy hekurudha e Korridorin Blu nga Muriqani në Fier.

Ai e bëri deklaratën gjatë pranisë në ‘Zonë e lirë’.

“Katër portet turistike, Vlorë, Durrës, Sarandë e Shëngjin. Dy porte të reja komerciale, ai i Durrësit do kalojë në Porto Romano dhe Triporti në Vlorë. Aeroporti i Vlorës, aeroporti i Sarandës është në proces të garës ndërkombëtare. Hidrocentrali i Skavicës e TEC-in e Vlorës do e bëjmë me garancinë e qeverisë amerikane. Dy parqet fotovoltaike, një park të energjisë me erë që po negociohet diku afër Lezhës. Aksin e Korridorit Blu, nga Muriqani, Milot, Thumanë, Kashar, Rrogozhinë e deri në Fier. Është hekurudha Tiranë-Durrës, Durrës-Hani i Hotit.” – tha Rama.