Vendosni fjalën kyçe....

Ish-truproja pretendon se ka video që vërtetojnë se Ashraf Ghani u largua nga Kabuli me thasët e mbushur me dollarë


Truproja i supozuar i ish-presidentit afgan Ashraf Ghani u tha mediave britanike se ai kishte pamje të kamerave të sigurisë që faktojnë se Ghani mori thasë të mëdha me dollarë para largimit nga pallati presidencial e hedhin poshtë mohimet e udhëheqësit të mbështetur nga SHBA.

“Unë kam një regjistrim që tregon se një individ në Bankën Afgane i solli shumë para Ghanit para se të largohej,” tha burri që gazeta britanike Daily Mail e identifikoi si gjeneral brigade Piraz Ata Sharifi për gazetën.

“Qindra miliona, ndoshta miliarda dollarë. Kishte shumë çanta të mëdha, dhe ato ishin të rënda. Nuk ishte oriz.”  – shtoi ai.

Ghani dhe familja e tij u larguan nga pallati presidencial dhe fluturuan për në Emiratet e Bashkuara Arabe më 15 gusht, kur militantët talibanë hynë në Kabul. Ghani bëri tre ditë më pas një deklaratë publike ku mohoi raportet se ai kishte braktisur postin e tij dhe kishte marrë dollarë me vete, duke thënë se ai u largua nga vendi me vetëm rrobat e trupit për të ‘shmangur gjakderdhjen’.

Ai bëri një tjetër deklaratë mohuese në shtator, duke thënë se akuzat për korrupsion kundër tij ishin ‘plotësisht të rreme’. Ambasada ruse në Kabul ishte e para që raportoi se Ghani u largua nga vendi me katër makina dhe një helikopter plot para.

Ghani kishte marrë aq shumë para, në fakt, sa që një pjesë e tyre duhej lënë pas sepse nuk mund të futeshin në avion, tha zëdhënësi i ambasadës Nikita Ishchenko në atë kohë, sipas RIA Novosti. Ambasada Afgane në Taxhikistan kërkoi arrestimin e tij, duke thënë se ai vodhi 169 milionë dollarë nga arka e shtetit.