Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe tre ish-vartësit e tij. “Balkanweb” raporton se vetëm pak minuta më parë, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Gëllçit dhe tre anëtarëve të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malavecitë, duke pranuar kështu kërkesën e SPAK.
Kujtojmë se Gëllçi dhe ish-vartësit e tij, akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.
Ata akuzohen se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë, duke bërë shaplljen e procedurës së tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO.
Ky tenderi është zhvilluar në vitin 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike.