Pas më shumë se një viti, gazetarët më në fund do të kthehen në Parlament për të ndjekur nga afër seancat plenare.
Sot konferenca e kryetarëve vendosi që duke nisur nga seanca e së enjtes gazetarët do vendosen në lozhat e sallës së seancës plenare.
Kujtojmë se që nga nisja e pandemisë së COVID-19, gazetarët u detyruan të qëndrojnë jashtë sallës së seancave plenare. Seancat prej më shumë se një viti janë transmetuar me regji qendrore dhe gazetarët kishin mundësi për të ndjekur deputetët vetëm jashtë sallës.
Ndërkohë lidhur me komisionet parlamentare, së fundmi është vendosur që vetëm gazetarët e vaksinuar ose me test PCR kundër COVID-19 mund t’i ato në Kryesinë e Kuvendit.