Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar sot në Veri të Kosovës, pas një operacioni policor.
Në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-ve ka shprehur shqetësimin me mënyrën se si është kundërshtuar sot përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rendin dhe ligjin.
“SHBA-ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi.”- tha ai për Express.
Mirëpo kujtojmë se vetëm pak më herët, kryediplomati i BE-së, Josep Borell nuk ka mbajtur të njëjtën linjë, por i ka konsideruar të papranueshme “veprimet e njëanshme që cënojnë sigurinë” të Policisë në Kosovë.