Shumica ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut.
Sipas PS-së, afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisonerëve Publikë, duhet të zgjatet deri me 31 dhjetor 2024.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha se me këtë shtyrje afati, procesi i vettingut do ketë përfunduar.
“Doja të ndaj me ju faktin që dje Grupi Parlamentar i PS ka marrë vendimin per te depozituar ne Kuvendin e Shqipërisë nismën e një grupi prej me shume se 1/5-ta e anëtarëve të Kuvendit të Shqiperisë për të filluar një procedurë të ndryshimit të Kushtetutës me qëllim që t’i hapim rrugë zgjatjes së mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve Publikë, duke e shtyre procesin e Vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri me 31.12.2024. Duke shtuar edhe 30 muaj të tjera, unë besoj se janë të mjaftueshme për ta përmbyllur procesin e Vettingut.” – tha Balla.