David Amess, një ligjvënës 69-vjeçar, britanik i Partisë Konservatore të kryeministrit Boris Johnson u godit për vdekje më 15 tetor në një kishë nga një burrë i cili hyri në një takim me votuesit nga zona e tij elektorale, tha policia.
Një person është arrestuar nën dyshimin për vrasje.
Më herët policia e Eseksit tha se pranuan një thirrje në lidhje me një incident me thikë në Leigh-on-Sea. Policia njoftoi se ka arrestuar një burrë në Anglinë lindore në lidhje me incidentin.
Ata thanë se konfiskuan një thikë dhe nuk po kërkonin ndonjë të dyshuar tjetër.
“Ai u godit me thikë disa herë”, tha John Lamb, një këshilltar lokal i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.
Politikanët nga i gjithë spektri politik shprehën tronditje, ndërsa drejtuesi i Partisë së Punës Keir Starmer në Twitter tha se ishte “një lajm i tmerrshëm dhe thellësisht tronditës”.
Amess, ka qenë ligjvënës që nga viti 1983.