Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama largohet vetëm me protesta të fuqishme


Ish-kreu i PD-së Sali Berisha në “Foltoren” e Korçës deklaroi se  kreu i qeverisë mund të largohet vetëm përmes protestave të fuqishme.

Berisha shtoi se brenda partisë duhet të hiqet uni dhe të vendoset në mënyrë kolegjiale.

“Mjafton bashkimi, jo. Duhet të përthithim forcat, personalitetet, intelektualët dhe ekspertët më të mirë, në mënyrë që qeverisja jonë të ketë përgatitjen më të mirë. Themeli I të gjit5ha themeleve është vlera demokratike Brenda partisë. Nëse ne vendosim pa ju pyetur juve, absolutisht krijohet një strukturë moniste dhe nuk sheh fitore. Do i japim fund kësaj situate. Se kush do jetë deputet, këshilltar, do vendosni ju me votën tuaj. Këto primare krijojnë raportin më të ndershëm të deputetit me zgjedhësit. Nëse unë zgjidhem si kandidat, unë do vi tek ju. Por nëse unë nuk vij tek ju, herën tjetër ju nuk më zgjidhni. Nuk do jetë kusht që kryetari I partisë të jetë domosdoshmërisht kryeministër. Mjafton të heqim unin dhe të vendosim zhvillimin e vendit në prioritet. Ai që do marrë vota më shumë, ai do jetë kryeministri. Vendimet do jenë kolegjiale. Këtu nuk ka më kryesi. Janë ndërtuar si të jetë asamble.

Kryesia është shtab politik, që vendos dhe padiskutim kontrollon kryetarin. Në kuptimin se ai merr vendimet në dakordësi me kryesinë. Partia Demokratike do jetë shtëpia e lirisë. Fraksionet, nuk kemi frikë nga liria, kanë rregullat e tyre. Cilido të lexojë, duan punë për tu krijuar. Po nuk ndërtuam një parti si kjo foltore, nuk arrijmë objektivat tona. Edi Rama nuk ikën nga pushteti me votat që i zotëron ai. Ai ikën nga pushteti me protesta të fuqishme për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Ne duhet të ringrihemi mbi bazën e këtyre parimeve. Ne në këtë periudhë po bëjmë një figurë të keqe. Sepse po tregojmë që nuk kemi tolerancë për fjalën. Të konsolidojmë normat më demokratike Brenda vendit. Në sitautën aktuale, viktimë e tmerrshme sëbashku me Edi Ramën, është pluralizmi politik, ajo që themeluam në vitin 90. Nuk ka pluralizëm, nëse opozita nuk respekton Kushtetutën e vetë. Pikërisht se ne kemi humbur këtë sens lidhje me ju, ish-kryetari nuk vjen dot tek ju” – tha Berisha.