Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare si pasojë e Covid-19 gazetari i njohur Artjan Tepelena. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i tij, Ilir Tepelena përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…
Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe!”-shkruan vëllai i gazetarit.
Artjan Tepelena ishte i shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, por pavarësisht shërbimit të strafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Artjan Tepelena ka qenë gazetar, pedagog i gazetarisë, kryeredaktor në RTSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TV SCAN. Gjithashhtu, ai ka punuar si drejtor programacioni në RTSH dhe Scan TV.