Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në një banesë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen “11 Nëntori”, ku për fat të mirë nuk ka patur njerëz të lënduar.
“Më datë 16.10.2021, rreth orës 11:00, në lagjen ‘11 Nëntori’, Elbasan, në një dhomë jashtë banesës e cila përdorej për gatime në pronësi të shtetases H.V., ka rënë zjarrë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.
Nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.