Vendosni fjalën kyçe....

Eksperti i zjarrfikëses flet për ngjarjen në Astir: Ne ndërhymë menjëherë, zjarri u vu nga djali


Eksperti i shërbimit të zjarrfikëses, Arjan Ahmetaj ka folur sot në një prononcim për mediet, lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e Astirit, ku nënë e bir u hodhën nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve.

Ahmetaj ka hedhur poshtë pretendimin e disa banorëve të pallatit se zjarrfikësja ka shkuar vonë në vendngjarje, ndërsa ngre dyshimet për zjarrvënien e qëllimtë.

“Ne nga ana e drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës kemi ardhur në kohë. Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme. Nga të dhënat paraprake, ne dyshojmë se këtu kemi të bëjë me një zjarrvënie të qëllimshme nga djali, i zoti i shtëpisë, i cili ka pasur dhe probleme mendore. Do të dalim në konkluzione pas hetimeve. Por nga të dhënat paraprake, edhe sipas fqinjëve, mbrëmë ka pasur probleme familjare.”- tha eksperti i shërbimit të zjarrfikëses.

Kujtojmë se nënë e bir, Hava Osmanaj dhe Klodjan Osmanaj janë hedhur nga ballkoni i katit të tretë, për t’u shpëtuar flakëve. Ndërsa Osmanaj ka shpëtuar dhe ndodhet në spital, 62-vjeçarja ka ndërruar jetë.