Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Farkë të Madhe në Tiranë, ku një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, kur shtetasi me inicialet A. V, u gjet i vetëvarur pas banesës së tij.
“Më datë 16.10.2021, rreth orës 14:15, në Farkë të Madhe, pas banesës së tij, është vetëvarur shtetasi A. V, 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë familjarë të viktimës po merren në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi motivet që e kanë shtyrë 60-vjeçarin të kryejë aktin ekstrem.