Çmimi i Bitcoin arriti në 60,000 dollarë gjatë fundjavës për herë të parë në gjashtë muaj. Bitcoin, kriptomonedha më e vlefshme në botë sipas kapitalit të tregut, u ngjit në 60,361 dollarë sipas të dhënave zyrtare.
Herën e fundit që Bitcoin pa çmimin e tij të kapte nivelin 60,000 dollarë ishte 18 prilli i këtij viti.
Vlera e përgjithshme e tregut të kriptomonedhave është rreth 2.43 trilionë dollarë me Bitcoin që dominon me 46.4% të tregut, sipas të dhënave të fundit nga faqja e CoinMarketCap.
Kriptmonedhat humbën më shumë se gjysmën e vlerave të tyre midis prillit dhe korrikut në një shitje të madhe të tregut.
Çmimi i Bitcoin shkoi deri në 29,340 dollarë më 20 korrik, por ai ka filluar të rimëkëmbet në tre muajt në vijim.