Gazetari Sokol Balla ka goditur Leka Bungon, kreun e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Teksa shkruan një homazh në nderim të gazetarit Artjan Tepelena, i cili ndërroi jetë sot për shkak të Covid-19, Balla, ka goditur Leka Bungon.
Ai e quan Tepelenën mikun e mbrojtësin e tij në fillimet e karrierës ndaj grupit të pleqve të paaftë, agresivë e xhelozë ndaj gazetarëve të rinj, me në krye Leka Bungon.
Balla shkruan më tej se Zoti i merr të mirët më herët e të njëtën gjë ka bërë edhe kësaj here, duke marrë Artjan Tepelenën e duke lënë Leka Bungon.
“Artjan Tepelena ishte shefi im i parë. Ai u shndërrua në mikun dhe mbrojtësin tim, në fillim vitet 90 kur unë nisa punë në RTSH. Ai promovoi të rinjtë me pasion, megjithëse ishte i ri vetë, përballë grupit agresiv ndaj nesh, të pleqve të paaftë e xhelozë, me në krye Leka Bungon. Por jeta është e padrejtë. Thonë se Zoti i merr të mirët më herët, se i do pranë vetes. Këtë bëri dhe sot. Na mori Tanin dhe na la Lekën. Do na mungosh Artjan. Megjithëse sot jam 48 vjeç dhe ‘dikushi’, sërish do më mungojë mbrojtja jote, si 30 vjet më parë kur isha askushi.” – shkruan Balla në Twitter.