Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për blerje votash, GJKKO nxjerr nga qelia ish-kandidatin për deputet Etjon Joka


Etion Joka

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etjon Joka është lënë në “arrest shtëpie”.

Ky vendim u mor pak më herët nga GJKKO, në kundërshtim me kërkesën e SPAK-ut, që kërkonte lënien e tij në burg.

Një ditë pas arrestimit, Gjykata vendosi ta lirojë Jokën pasi sipas policisë ai është vetëdorëzuar dhe nuk përbën rrezik.

Kujtojmë se Etjon Joka, Joka akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Ai u shpall në kërkim pasi u shfaq në një video-përgjim duke dhënë para në këmbim të votës. Në videon e publikuar në medie, Joka shfaqej teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Por kandidati për deputet i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se videoja është e montuar.