Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të kenë përqindje më të madhe të qytetarëve që po shfrytëzojnë të drejtën por votim.
Siç raporton gazeta Express, Komuna e Zveçanit radhitet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në votime.
Deri më tani kanë votuar 56.91% apo 3 mijë e 915 e qytetarë në këtë komunë.
Ndërsa pas saj, për numrin më të madh të qytetarëve që kanë dal për të votuar radhitet Mitrovica Veriore me 55.03% apo 9 mijë e 751 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre.
Edhe komunat tjera me shumicë serbe kryesojnë për numrin më të madh të qytetarëve.
Në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 44.53% apo 2 mijë e 869 qytetarë.
Në Shtërpcë kanë votuar 42.43 % apo 5 mijë e 266 qytetarë.
Në Kllokot kanë votuar 39.67 apo 1 mijë e 92 qytetarë, në Partesh 36.30 apo 1 mijë e 662 qytetarë, ndërsa në Ranillug 40.68 % apo 1 mijë e 987 qytetarë.