Të tjera detaje zbulohen nga vrasja e 38-vjeçarit Elton Semaku (Mermali), një ditë më parë në Peqin. 38-vjeçari njihet si anëtar i Bandës së Lushnjës që drejtohej nga Aldo Bare.
Ai u gjet mëngjesin e kaluar i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, në lagjen Shezë, në afërsi të tregut të qytetit të Peqinit.
Sipas “Balkanweb”, dyshohet se 38-vjeçari është rrëmbyer, pasi kishte dalë nga shtëpia pak pas orë 19:00 të së shtunës në Lushnjë.
Policia ende nuk i ka identifikuar, mirëpo dyshohet se kanë qenë të paktën tre persona që e kanë rrëmbyer Semakun.
Besohet se 38-vjeçari është ekzekutuar në një fshat të Lushnjës dhe më pas trupin e tij e kanë transportuar dhe hedhur në një zonë të pabanuar në periferi të Peqinit.
Sipas ekspertizës, anëtari i bandës së Aldo Bare është qëlluar me tre plumba të kalibrit 9 mm, të cilat i ka marrë dy në shpinë dhe një në kokë. Ndërkohë, policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.