Vendosni fjalën kyçe....

Covidi i merr jetën ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell


Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, pasi ishte i sëmurë me Covid-19.

Colin Powell, është sekretari i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëheqja e të cilit në disa administrata republikane ndihmoi në formimin e politikës së jashtme amerikane në vitet e fundit të shekullit të 20-të dhe vitet e para të 21-tës.

Lajmin e hidhur e dha familja e tij përmes një postimi në Facebook: “Gjenerali Colin L. Powell, ish -sekretari amerikan i Shtetit, vdiq këtë mëngjes për shkak të komplikimeve nga Covid 19. Ne kemi humbur burrin, babain, gjyshin dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur.”

Familjarët kanë theksuar se Powell ishte i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit, shkruan CNN.

Poëell ishte një ushtar profesionist i shquar, karriera e të cilit e çoi atë nga detyra luftarake në Vietnam për t’u bërë këshilltari i parë i sigurisë kombëtare me ngjyrë gjatë përfundimit të presidencës së Ronald Reagan dhe kryetari më i ri dhe i pari afrikano -amerikan i Shefave të Shtabit të Përbashkët nën Presidencën e George H.W. Bush.

Popullariteti i tij u rrit pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të gjatë Luftës së Gjirit, dhe për një kohë në mesin e viteve ’90, ai u konsiderua një nga pretendentët kryesorë për t’u bërë Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara. Por reputacioni i tij do të njollosej përgjithmonë kur, si sekretari i parë i shtetit nën Presidencën e George W. Bush, kur avokoi pro Luftës në Irak në OKB, gjë të cilën ai më vonë do ta quante një “njollë” në biografi.