Ambasadori Gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka mbërritur pasditen e sotme në selinë blu, ku po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky i fundit vetëm pak më parë përfundoi ka prezantuar 3 amendamente, të cilat grupi demokrat do t’i depozitojë në Kuvend.
Këto amendime fokusohen në reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale.
Basha u shpreh se do të zhbëjë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, ndërsa propozoi dhe një Vetting të politikanëve në bazë të rekomanimeve të Komisionit të Venecias, ku për të ruajtur proporcionalitetin e procesit, verifikimi i pasurisë dhe pastërtisë së figurës të kryehet nga SPAK-u.