Vendosni fjalën kyçe....

Vaksinimi i studentëve, Rama: Nuk besoj se do kalojmë në masa ekstreme


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania deklaroi se nuk është e nevojshme marrja e masave ekstreme për hezitimin e vaksinimit të studentëve.

Rama theksoi se Ministria e Arsimit duhet të nxisë studentët për tu vaksinuar.

“Nuk besoj se është e nevojshme të kalojmë në masa të tilla ekstreme. Duhet menduar në mënyrë pozitive. Duhet menduar që, duke qenë se vaksinat do të vijojnë të jenë në dispozicion, do të vaksinohen.

Normalisht ata nuk duhet të marrin pjesë, por kjo është një çështje e autoriteteve sepse qeveria nuk çon dot njerëz për t’i nxjerrë jashtë.

Universitetet janë autonomë. Ata që janë vaksinuar kanë të gjithë të drejtën që të jenë në një mjedis të sigurt, ministria e Arsimit duhet të shkojë të nxisë studentët” – tha Rama