Vendosni fjalën kyçe....

Mësuesit detyrojnë nxënësit t’i izolojnë maskat me ngjitës telash që të jetë ‘perfekte’ ndaj Covid-19, nisin hetimet në SHBA


Një distrikt shkollor në Colorado Springs ka nisur një hetim pasi një vajzë adoleshente tha se një mësuese e kishte detyruar atë dhe studentët e tjerë të përdorin ngjitëse telash për izoluar maskën në mënyrë që ajo të ishte ‘ashtu si duhet’.

Autoritetet drejtuese thanë se do hetonin pretendimet se disa mësues në Shkollën e Mesme ‘Chinook Trail’ u kishin ngjitur ngjitëse telash nxënësve mbi maska në mënyrë që ato të ishin sa më të izoluara.

Hetimi nisi pasi fotot u shfaqën në internet duke treguar një studente me një maskë të ngjitur, e cila e ka identifikuar veten si ‘Rylee M.’ Si ajo ashtu edhe nëna e saj u shfaqën në postimet e aktivistes konservatore Michelle Malkin, duke ndihmuar që historia të tërhiqte vëmendjen mediat sociale.

“Detyrimi i fëmijëve të vendosin maska ​​në fytyrë është abuzim i fëmijëve.” – shkroi Malkin.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani